Presidenti italian i mbledh në Presidencë kryetarët e arbëreshëve në Itali, aty edhe Begaj: Takim i veçantë e domethënës
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka pritur sot në Presidencë në Romë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe kryetarët e komunave të komuniteteve arbëreshe në Itali. Begaj njftoi për takimin, duke e falënderuar Mattarellan që e mundësoi këtë. “Faleminderit, President Sergio Mattarella, për takimin e veçantë dhe shumë domethënës sot në Pallatin Quirinale, me…
Lajme
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka pritur sot në Presidencë në Romë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe kryetarët e komunave të komuniteteve arbëreshe në Itali.
Begaj njftoi për takimin, duke e falënderuar Mattarellan që e mundësoi këtë.
“Faleminderit, President Sergio Mattarella, për takimin e veçantë dhe shumë domethënës sot në Pallatin Quirinale, me kryetarët e komunave të komunitetit arbëresh në Itali!”, shkroi ai në një postim në Facebook e X.
Begaj tha se ky takim konfirmoi se lidhja Shqipëri – Itali është “e fortë njerëzore”, e rrënjosur në histori.
“Një takim që dëshmoi se miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë nuk është vetëm një marrëdhënie mes dy vendeve aleate dhe partnere strategjike, por një lidhje e fortë njerëzore, në themel të së cilës është historia e mrekullueshme dhe e rrallë e arbëreshëve”.