Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot takimin e radhës nga ora 11:00. Në rend dite janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës. Ndër pikat që pritet të miratohen për diskutim në seancën e…
Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot takimin e radhës nga ora 11:00.
Në rend dite janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.
Ndër pikat që pritet të miratohen për diskutim në seancën e re plenare do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.
Po ashtu, ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.