Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër: Interpelancë me ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike dhe mocion për energjinë elektrike

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare. Në mesin e pikave të parapara është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe…

Lajme

08/11/2026 23:57

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të parapara është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

 

Po ashtu, në rendin e ditës është përfshirë mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Deputetët do të kenë mundësi të bëjnë edhe deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, ndërsa rendi i ditës do të shqyrtohet nga deputetët në vazhdim të punimeve plenare.