Ndezi mbeturina në Mirosalë të Ferizajt, 39 vjeçari gjobitet me 500 euro nga Policia
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro në fshatin Mirosalë të Ferizajt, pasi kishte ndezur mbeturina në hapësirë të hapur. Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Stacionit Policor në Ferizaj kanë reaguar pas pranimit të një informate për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati. Pas ndërhyrjes, policia ka identifikuar personin me inicialet…
Lajme
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro në fshatin Mirosalë të Ferizajt, pasi kishte ndezur mbeturina në hapësirë të hapur.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Stacionit Policor në Ferizaj kanë reaguar pas pranimit të një informate për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.
Pas ndërhyrjes, policia ka identifikuar personin me inicialet M.K., 39 vjeç, i cili kishte ndezur mbeturina.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse në vlerë prej 500 eurosh.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që të mos ndezin mbeturina apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht në afërsi të pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme në natyrë e prona, si dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.