Aksion policor në Pejë, sekuestrohen armë dhe rreth 300 gramë marihuanë – Një person ndalohet për 48 orë
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar janë gjetur armë zjarri dhe rreth 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është zhvilluar më 8 nëntor 2026, rreth orës 13:05, nga zyrtarët…
Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar janë gjetur armë zjarri dhe rreth 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është zhvilluar më 8 nëntor 2026, rreth orës 13:05, nga zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë, me mbështetjen e njësitit të NJRSH-së.
Gjatë kontrollit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pistoletë e modifikuar, një karikator me tre fishekë, rreth 300 gramë marihuanë, një peshore si dhe disa qese që dyshohet se përdoreshin për paketimin e substancës narkotike.
Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: