Ferizaj: Policia ndalon një 40 vjeçar që dyshohet se kishte shkaktuar aksident dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i gjendet një armë

Policia e Kosovës ka ndaluar një 40-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 21:40, kur njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një…

Lajme

08/11/2026 17:45

Policia e Kosovës ka ndaluar një 40-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 21:40, kur njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore.

Gjatë kontrollit të shoferit me inicialet A.J., policia ka gjetur një armë zjarri për të cilën ai posedonte leje.

Megjithatë, pas shoqërimit të tij në stacion policor, njësiti i hetimeve ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dhjetë fishekë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj 40-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore. /Lajmi.net/