Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe KFOR-it. Nderimi u bë në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni ku morën pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të trupit diplomatik,…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe KFOR-it.
Nderimi u bë në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni ku morën pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të trupit diplomatik, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë ceremonisë, presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë.
Ajo theksoi se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët humbën jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së vendit. /Lajmi.net/