Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person me shtetësi të huaj është lënduar me thikë pas një mosmarrëveshjeje në Malishevë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 10:00, ku një i dyshuar kosovar dyshohet se ka therur me thikë personin tjetër. I lënduari është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku sipas mjekut është…
Lajme
Një person me shtetësi të huaj është lënduar me thikë pas një mosmarrëveshjeje në Malishevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 10:00, ku një i dyshuar kosovar dyshohet se ka therur me thikë personin tjetër.
I lënduari është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Edhe personi i dyshuar ka pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. /Lajmi.net/