Videoja që po bën xhiron e rrjetit: Policia në Shqipëri godet me ujëhedhës të riun dhe e ngre në ajër
Një skenë e fortë dhe dramatike e kapur nga kamerat gjatë protestës së sotme, më 7 tetor, përpara Ministrisë së Arsimit, është kthyer në foton më të shpërndarë dhe më të klikuar në rrjetet sociale. Gjatë tensioneve dhe përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit, një i ri u incizua duke shtyrë drejt…
Lajme
Një skenë e fortë dhe dramatike e kapur nga kamerat gjatë protestës së sotme, më 7 tetor, përpara Ministrisë së Arsimit, është kthyer në foton më të shpërndarë dhe më të klikuar në rrjetet sociale.
Gjatë tensioneve dhe përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit, një i ri u incizua duke shtyrë drejt kordonit të policisë një kosh mbeturinash të cilit i kishte marrë flaka. Në atë moment, makina ujëhedhëse e policisë ka ndërhyrë duke hedhur një curril uji me presion të lartë drejtpërdrejt në fytyrën e të riut, transmeton lajmi.net.
Forca e jashtëzakonshme e ujit e ka ngritur atë peshë në ajër, duke e përplasur me dhunë mbi asfalt. Pas rënies së rëndë në tokë, nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore apo shkalla e dëmtimeve të pësuara.
VIDEO:

Protesta e 7 tetorit te Ministria e Arsimit shoqërua me demonstrata të tensionuara, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën për të ngritur zërin kundër politikave arsimore dhe kushteve të studentëve, manifestim ky që degjeneroi në përplasje fizike, përdorim të ujit me presion dhe gazit lotësjellës nga forcat e policisë.
Pamja e përplasjes së të riut vazhdon të shpërndahet masivisht në platformat sociale, duke nxitur reagime të shumta rreth ndërhyrjes së forcave të rendit./lajmi.net/