Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, qytetarët mblidhen pranë Katedrales
Në Prishtinë po mbahet sot protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre. Protestuesit kanë nisur të mblidhen në afërsi të Katedrales, në qendër të kryeqytetit, për të shprehur revoltën ndaj rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave në Kosovë, raproton lajmi.net Protestat në Prishtinë po vazhdojnë prej disa ditësh, pas rastit të vrasjes…
Lajme
Në Prishtinë po mbahet sot protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre.
Protestuesit kanë nisur të mblidhen në afërsi të Katedrales, në qendër të kryeqytetit, për të shprehur revoltën ndaj rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave në Kosovë, raproton lajmi.net
Protestat në Prishtinë po vazhdojnë prej disa ditësh, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Përmes kësaj proteste, qytetarët kërkojnë drejtësi për viktimat dhe reagim më të fuqishëm institucional për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e grave./Lajmi.net/