Harry Bajraktari për ambasadorin amerikan Wendt: Populli shqiptar me fat që e ka një ambasador si ai

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar pas mesazhit të ambasadorit amerikan Wendt drejtuar popullit shqiptar, duke vlerësuar angazhimin e tij për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Përmes një postimi, Bajraktari e ka falënderuar ambasadorin për mesazhin, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe aleancës strategjike ndërmjet dy vendeve. Ai ka…

Lajme

07/11/2026 09:58

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar pas mesazhit të ambasadorit amerikan Wendt drejtuar popullit shqiptar, duke vlerësuar angazhimin e tij për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi, Bajraktari e ka falënderuar ambasadorin për mesazhin, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe aleancës strategjike ndërmjet dy vendeve.

Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e ambasadorit për zgjerimin e mundësive ekonomike dhe avancimin e synimeve të përbashkëta.

“Populli shqiptar është me fat që ka një Ambasador amerikan që e kupton rëndësinë e aleancës strategjike ndërmjet Amerikës dhe popullit shqiptar”, ka shkruar Bajraktari.

Në mesazhin e tij, veprimtari shqiptaro-amerikan ka shprehur edhe urimet për suksesin e ambasadorit në misionin e tij, duke e përmbyllur postimin me një mesazh për të dy popujt.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë”, ka përfunduar Bajraktari.