Altina Merovci policja e re që i bashkohet Policisë së Kosovës
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, në mesin e 118 grave dhe vajzave që përfunduan me sukses trajnimin profesional është edhe policja e re, Altina Merovci. Gjithsej 397 kadetë të rinj diplomuan në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Prishtinë, duke iu bashkuar radhëve të Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net…
Lajme
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, në mesin e 118 grave dhe vajzave që përfunduan me sukses trajnimin profesional është edhe policja e re, Altina Merovci.
Gjithsej 397 kadetë të rinj diplomuan në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Prishtinë, duke iu bashkuar radhëve të Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net

Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 118 janë gra dhe 279 burra, duke shënuar një pjesëmarrje të konsiderueshme të grave në këtë gjeneratë.
Në mesin e tyre është edhe Altina Merovci, e cila tashmë ka përfunduar trajnimin profesional dhe nis një kapitull të ri në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike.
Gjatë ceremonisë, kadetët e rinj dhanë betimin zyrtar, duke marrë përsipër përgjegjësinë për zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve.
Diplomimi i gjeneratës së 63-të shënon një tjetër hap në përforcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, ndërsa pjesëmarrja e 118 grave dëshmon përfaqësimin e tyre të rëndësishëm në këtë gjeneratë të re./Lajmi.net/