Jasir Asani lë pas Cristiano Ronaldon me statistika
Jasir Asani po kalon një periudhë fantastike në futbollin aziatik, ku ka arritur të lërë pas edhe një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar 12 gola në Ligën e Kampionëve të Azisë, në formatin AFC Champions League Elite, ndërsa ylli portugez numëron nëntë realizime. Pra,…
Sport
Jasir Asani po kalon një periudhë fantastike në futbollin aziatik, ku ka arritur të lërë pas edhe një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar 12 gola në Ligën e Kampionëve të Azisë, në formatin AFC Champions League Elite, ndërsa ylli portugez numëron nëntë realizime. Pra, Asani ka tri gola më shumë se Ronaldo në këtë kompeticion.
Edhe në edicionin aktual, 30-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Esteghlalit. Në katër paraqitje ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim.
Golin më të fundit e realizoi më 3 nëntor, kur në minutën e 90+1-të i siguroi skuadrës së tij fitoren 1-0 ndaj Al-Shamalit.
Në anën tjetër, Ronaldo ka shënuar një gol në dy paraqitje në këtë edicion të garës aziatike.
Megjithatë, portugezi vazhdon të shkruajë histori në futbollin saudit. Me 985 gola në karrierë, atij i nevojiten edhe vetëm 15 realizime për të arritur shifrën historike prej 1,000 golash.
Ajo që bie veçanërisht në sy është fakti se pavarësisht statistikave pozitive, Asani nuk është përfshirë në listën e fundit të Kombëtares shqiptare për ndeshjet e nëntorit ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës.
Kështu, në këtë duel të veçantë statistikor në futbollin aziatik, për momentin epërsia i takon futbollistit shqiptar: Jasir Asani 12, Cristiano Ronaldo 9.
