Ndeshjet e nëntorit, Mirlind Daku ftohet në listën e Shqipërisë
Ndeshjet e nëntorit, Mirlind Daku ftohet në listën e Shqipërisë Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Shqipëria fillimisht do të përballet me Finlandën më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”…
Sport
Ndeshjet e nëntorit, Mirlind Daku ftohet në listën e Shqipërisë
Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Shqipëria fillimisht do të përballet me Finlandën më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndërsa më 15 nëntor do të luajë kundër Bjellorusisë në Hungari, në një ndeshje që do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Risi në listën e trajnerit italian është ftesa e parë për mbrojtësin e djathtë të Dinamos, Ysni Ismaili. Me këtë ftesë, Dinamo do të ketë tre përfaqësues në Kombëtaren shqiptare, pas Alijit dhe Qefalisë.
Ndërkohë, në listën e publikuar nuk figuron Anis Mehmeti, i cili është një nga mungesat e kësaj radhe, së bashku me Marash Kumbullën dhe Sabah Kerjotën. Gjithashtu, jashtë listës mbetet edhe Armando Broja, ndërsa portieri Thomas Strakosha vazhdon të mos jetë i gatshëm për shkak të gjendjes fizike.
Për repartin ofensiv, Maran ka vendosur të mbështetet te Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi, të cilët do të jenë alternativat kryesore për dy përballjet e rëndësishme të nëntorit.
Shqipëria aktualisht kryeson Grupin 1 të Ligës C me nëntë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Finlanda dhe Bjellorusia ndajnë nga shtatë pikë, duke bërë që dy ndeshjet e fundit të jenë vendimtare për përcaktimin e pozitave në grup.
Kuqezinjtë synojnë të ruajnë vendin e parë dhe ta përmbyllin me sukses këtë edicion të Ligës së Kombeve.