Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të trajtohen si rekomandime, por si vendime të detyrueshme për të gjitha institucionet. Në tryezën e diskutimit për Nismën Legjislative Qytetare lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD),…

Lajme

06/11/2026 12:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të trajtohen si rekomandime, por si vendime të detyrueshme për të gjitha institucionet.

Në tryezën e diskutimit për Nismën Legjislative Qytetare lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me rastin e publikimit të analizës “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, Zemaj ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të këtij institucioni.

“Në një shtet demokratik vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të shihen si rekomandime, por ato janë të obligueshme”, ka thënë Zemaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai ka deklaruar se për LDK-në ka qenë gjithmonë e rëndësishme respektimi i akteve që burojnë nga Kuvendi i Kosovës.

“Besoj që kur ka diskutime të tilla që prekin interesin vital të shtetit të Kosovës, është domosdoshmëri që të marrin pjesë të gjitha partitë”, ka deklaruar Zemaj.