​FFK paralajmëron reflektorë në tri stadiume tjera

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të vazhdojë investimet në infrastrukturën sportive, me fokus ndërtimin e fushave të reja dhe përmirësimin e kushteve në stadiumet dhe objektet e saj. Këto çështje ishin në fokus të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ku u bë e ditur se projekti i ndërtimit të fushave të reja…

Sport

06/11/2026 10:26

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të vazhdojë investimet në infrastrukturën sportive, me fokus ndërtimin e fushave të reja dhe përmirësimin e kushteve në stadiumet dhe objektet e saj.

Këto çështje ishin në fokus të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ku u bë e ditur se projekti i ndërtimit të fushave të reja do të vazhdojë, ndërsa së shpejti pritet të përfundojë edhe instalimi i reflektorëve në tri stadiume të tjera.

Sipas njoftimit të FFK-së, punimet e fazës së dytë po vazhdojnë edhe në Kampin Nacional në Hajvali dhe në Shtëpinë e Futbollit.

Në këtë të fundit tashmë janë krijuar kushtet për funksionalizimin e televizionit të federatës, FFK-TV, projekt që pritet të jetë pjesë e zhvillimeve të ardhshme të institucionit.