Edhe një bankë franceze viktimë e një sulmi kibernetik – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro
Crédit Mutuel Arkéa njoftoi të mërkurën se një sulm kibernetik ka mundësuar kryerjen e transaksioneve mashtruese, por siguroi se asnjë prej klientëve të saj nuk do të pësojë humbje financiare. Banka franceze, me seli në rajonin e Brittany, në Francën perëndimore, bëri të ditur se ekipet e saj e kanë identifikuar sulmin dhe se situata…
Bota
Crédit Mutuel Arkéa njoftoi të mërkurën se një sulm kibernetik ka mundësuar kryerjen e transaksioneve mashtruese, por siguroi se asnjë prej klientëve të saj nuk do të pësojë humbje financiare.
Banka franceze, me seli në rajonin e Brittany, në Francën perëndimore, bëri të ditur se ekipet e saj e kanë identifikuar sulmin dhe se situata tashmë është nën kontroll, shkruajnë mediat e huaja.
Drejtuesit e bankës deklaruan se kanë marrë “vendimin për të pezulluar përkohësisht disa transaksione, me qëllim garantimin e sigurisë së operacioneve dhe parandalimin e çdo lëvizjeje të re mashtruese”.
Sipas gazetës rajonale “Le Télégramme”, janë vjedhur 133 milionë dollarë (118 milionë euro).
Banka nuk e ka konfirmuar këtë shifër, por i ka deklaruar një tjetër gazete franceze, “Le Parisien”, se disa fonde janë bllokuar dhe se shuma e përfshirë është ende duke u vlerësuar.
Sipas informacioneve të deritanishme paratë u tërhoqën nga banka dhe më pas u konvertuan në kriptomonedhë. Sipas informacionit nga Le Télégramme, Banka e Francës u njoftua për situatën nga Arkea.
Këtë të mërkurë, është e pamundur të kryhen transferta të caktuara në aplikacionet e bankës.
Banka njoftoi se transaksionet e pezulluara do të rifillojnë së shpejti, pasi të kenë përfunduar kontrollet përfundimtare të sigurisë dhe të jenë zbatuar masat përkatëse. Ajo nuk dha detaje se si është kryer sulmi dhe as nuk identifikoi se kush mund të jetë përgjegjës për të.
Lajmi për këtë sulm kibernetik vjen pas lajmeve se frigoriferët dhe ngrirësit në dhjetëra dyqane në Belgjikë dhe Luksemburg u prekën nga sulme të tilla.
Ndërkohë, në disa supermarketeve në Suedi raportuan rritje të ngjashme të temperaturave, ku njëri prej dyqaneve e cilësoi ngjarjen si sulm kibernetik.
E ato incidente pasuan një sulm të ndodhur në Francë muajin e kaluar, gjatë të cilit, sipas policisë, hakerët morën kontrollin e njësive ftohëse në qindra supermarkete.
Kjo çoi në rritjen e temperaturave deri në 50 gradë Celsius (122 gradë Fahrenheit), duke shkaktuar zjarre dhe humbje të produkteve ushqimore.
Dhe këto nuk ishin sulmet e vetme të raportuara nga autoritetet në disa vende të Evropës.
🔴 Grosse info : Crédit Mutuel Arkéa (@cmarkea) victime d’une fraude d’au moins 133 millions de dollars, blanchis en cryptos
L’information a été révélée dans la nuit par l’enquêteur onchain @ZachXBT
👉 Je travaille sur cette affaire depuis hier, voici ce que j’ai réuni :
L’équivalent de 133 millions de dollars auraient été sortis de la banque par des hackers, puis acheminés vers de multiples comptes ouverts sur des plateformes d’échange crypto, dont @Cryptocom
“Ce n’est pas de la crypto qui a été volée directement à la banque. C’est du fiat (monnaie traditionnelle, ndlr) qui aurait été sorti, puis changé en cryptos pour permettre le blanchiment”, m’a expliqué une source proche du dossier.
Un tel procédé serait tout à fait inédit.
Ma source décrit un réseau organisé, reposant sur de nombreux comptes de “mules”.
Contactée hier soir autour de 18h (heure de Paris) par mes soins, la banque n’a pas souhaité faire de commentaire.
“À ce stade, nous ne sommes pas en mesure de confirmer ces informations”, m’a-t-elle répondu.
Étant donné que rien n’était encore vérifié et que le nom de la banque n’était pas connu publiquement, j’ai préféré ne rien publier.
Selon ma source anonyme, Crédit Mutuel Arkéa aurait compris tardivement qu’elle était concernée et aurait été “complètement dépassée”.
Un délai qui serait lourd de conséquences : en l’absence de confirmation officielle par la banque, les plateformes et les émetteurs de stablecoins n’auraient pas pu bloquer les fonds à temps.
Dimanche, ZachXBT avait déjà signalé des retraits de plus de 106 millions de dollars en USDC et en USDT au détriment d’une “entité européenne non identifiée”, avant de relever son estimation à 133 millions ce mardi.
Une partie des retraits est intervenue après sa première alerte.
D’après son analyse, l’auteur convertit les stablecoins en ETH, passe par des services d’échange instantané (WellWallet, Kyrrex) puis échange les fonds contre du Monero (XMR), conçu pour rendre les transactions intraçables.
ZachXBT écarte “avec un haut degré de confiance” la piste du groupe nord-coréen Lazarus.
Il estime enfin que plus de 30 millions de dollars auraient pu être gelés si l’incident avait été déclaré rapidement.
— Grégory Raymond (@gregory_raymond) November 4, 2026