Gashi vendos që prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të jenë mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Speciales dhe themeloreve

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi ka njoftuar se në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore. “Prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse,…

Lajme

04/11/2026 09:15

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi ka njoftuar se në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore.

“Prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit; mbikëqyrjen e trajtimit të lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve; identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale dhe adresimin e tyre; mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve, si dhe pjesëmarrjen në kolegjiumet e prokurorive ku janë të caktuar si mbikëqyrës”,thuhet në njoftim, trasnmeton lajmi.net.

Tutje u tha se ky vendim ka për qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të Prokurorit të Shtetit./Lajmi.net/