Dogana e Kosovës rikujton obligimin për deklarimin e saktë të mallrave

Dogana e Kosovës ka rikujtuar operatorët ekonomikë dhe të gjithë personat që kryejnë procedura doganore për obligimin e deklarimit të saktë të mallrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Përmes një njoftimi zyrtar, Dogana thekson se, bazuar në nenin 112 të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, të gjitha mallrat që synohen të vendosen…

Lajme

04/11/2026 09:11

Dogana e Kosovës ka rikujtuar operatorët ekonomikë dhe të gjithë personat që kryejnë procedura doganore për obligimin e deklarimit të saktë të mallrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përmes një njoftimi zyrtar, Dogana thekson se, bazuar në nenin 112 të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, të gjitha mallrat që synohen të vendosen nën një procedurë doganore, me përjashtim të procedurës së zonës së lirë, duhet të mbulohen nga deklarata përkatëse doganore.

Sipas Doganës, deklarimi i rregullt dhe i saktë i mallrave është thelbësor për zhvillimin e procedurave doganore në përputhje me ligjin, duke garantuar transparencë, respektim të rregullave dhe lehtësim të tregtisë.

Në fund, Dogana e Kosovës ka theksuar se informimi dhe respektimi i rregullave doganore mbetet përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve në procesin tregtar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: