Goditet me veturë një person në Gllogoc, i dyshuari arrestohet

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është goditur me veturë nga një person tjetër në Gllogoc. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 20:20, raporton lajmi.net Viktima, mashkull kosovar, pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit,…

Lajme

04/11/2026 08:49

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është goditur me veturë nga një person tjetër në Gllogoc.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 20:20, raporton lajmi.net

Viktima, mashkull kosovar, pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/