Më pak se dy kilometra rrugë, MIT jep tender mbi 750 mijë euro për rehabilitimin e segmentit Klinë e Epërme-Skenderaj
Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fitues kompaninë “Granit SH.P.K.” për realizimin e projektit të rehabilitimit të rrugës rajonale R102, në segmentin Klinë e Epërme – drejt Skenderajt, ku parashihet ndërtimi i rrugës me katër korsi. Sipas letrës standarde për tenderuesin e suksesshëm, kontrata i është dhënë kompanisë me seli në Istog, me vlerë prej 751…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fitues kompaninë “Granit SH.P.K.” për realizimin e projektit të rehabilitimit të rrugës rajonale R102, në segmentin Klinë e Epërme – drejt Skenderajt, ku parashihet ndërtimi i rrugës me katër korsi.
Sipas letrës standarde për tenderuesin e suksesshëm, kontrata i është dhënë kompanisë me seli në Istog, me vlerë prej 751 mijë e 570 euro e 95 centë (751,570.95 €).
Projekti parasheh rehabilitimin e një segmenti rrugor me gjatësi prej 1,800 metrash, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës, me numër të prokurimit 205-26-6076-5-1-1.
Në njoftimin zyrtar thuhet se oferta e kompanisë “Granit SH.P.K.” është vlerësuar si oferta me çmimin më të ulët të përgjegjshëm.
Kontrata është dhënë në mënyrë të përkohshme dhe, sipas dokumentit, nuk përbën ende marrëveshje përfundimtare deri në skadimin e afatit ligjor të ankesave.
Projekti pritet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në këtë segment që lidh Klinën e Epërme me drejtimin e Skënderajt. /Lajmi.net/
Vendimi i plotë:
