Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, institucionet të marrin veprimet që kërkon ligji

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz ka shkruar në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në fshatin Demiraj të Gjilanit. Ajo ka thënë se humbja e jetës së dy personave sot ka tronditur të gjithë. “Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja.…

Lajme

01/11/2026 20:48

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz ka shkruar në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Ajo ka thënë se humbja e jetës së dy personave sot ka tronditur të gjithë.

“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional. Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar Gërvalla.

Në Demiraj të Gjilanit dyshohet se një person ka vrarë djalin e tij dhe mbesën 3 muajshe.

Deri më tani nuk dihen detaje se si ka ndodhur rasti përveç se dihet se i dyshuari është arrestuar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: