Pesë shtëpi të pesë vëllezërve në Suharekë plaçkiten brenda natës, hajnat marrin edhe pistoletë me leje
Pesë shtëpi në fshatin Budakovë të Suharekës janë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur gjësende me vlerë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 01:00, ndërsa viktima janë pesë vëllezër, pronarë të shtëpive. Gjatë vjedhjes dyshohet…
Lajme
Pesë shtëpi në fshatin Budakovë të Suharekës janë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur gjësende me vlerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 01:00, ndërsa viktima janë pesë vëllezër, pronarë të shtëpive.
Gjatë vjedhjes dyshohet se janë marrë stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë për të cilën kishte leje përkatëse.
“Dyshohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në pesë shtëpitë e pesë viktimave, vëllezër, ku dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë me leje përkatëse”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Lajmi.net/