Dy persona të maskuar plaçkitin një shtëpi në Ferizaj, vjedhin stoli ari me vlerë të madhe
Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Koshare të Ferizajt, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 19:00. “Dyshohet se dy persona të maskuar me…
Lajme
Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Koshare të Ferizajt, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 19:00.
“Dyshohet se dy persona të maskuar me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së ankuesit dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Lajmi.net/