FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026. Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të trajnimeve të rregullta të FSK-së. Gjatë kësaj periudhe, në këto zona mund…
Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026.
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të trajnimeve të rregullta të FSK-së.
Gjatë kësaj periudhe, në këto zona mund të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillim të ushtrimeve të ndryshme.
FSK-ja ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve.