“Drejtësi për Arlindën” – Protestuesit marshojnë drejt qeverisë
Në qendër të Prishtinës sërish është mbajtur protestë për Arlinda Zekajn. Aktivistë të shumtë për të drejtat e grave dhe barazi gjinore u solidarizuan me familjarët e viktimës, duke kërkuar llogari nga shteti për tragjedinë që ndodhi në Vitomiricë të Pejës, IndeksOnline. Protestuesit marshuan drejt qeverisë ku, rëndom si ditët që lëmë pas, kërkuan dorëheqjen…
Lajme
Në qendër të Prishtinës sërish është mbajtur protestë për Arlinda Zekajn.
Aktivistë të shumtë për të drejtat e grave dhe barazi gjinore u solidarizuan me familjarët e viktimës, duke kërkuar llogari nga shteti për tragjedinë që ndodhi në Vitomiricë të Pejës, IndeksOnline.
Protestuesit marshuan drejt qeverisë ku, rëndom si ditët që lëmë pas, kërkuan dorëheqjen e ministrave Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla.
Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra të dielën e 25 tetorit, nga kunati i saj.
Jo pak herë, ajo kishte kërkuar nga policia, prokuroria e gjykata që ta mbrojnë nga bashkëshorti dhunues.