Kontrabandim me kafshë në Leposaviq, ndalohet kombi me tri lopë

Një person është ndaluar në Leposaviq, nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, duke transportuar tri lopë me një automjet kombi. Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35, në Gnjezhdanë të Leposaviqit. Sipas raportit të Policisë, njësia policore ka ndaluar automjetin transportues që drejtohej nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit,…

Lajme

29/10/2026 10:22

Një person është ndaluar në Leposaviq, nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, duke transportuar tri lopë me një automjet kombi.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35, në Gnjezhdanë të Leposaviqit.

Sipas raportit të Policisë, njësia policore ka ndaluar automjetin transportues që drejtohej nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë vërejtur se në automjet ndodheshin tri lopë.

I dyshuari dyshohet se kishte hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe kafshët janë dërguar në terminalin doganor.

Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me kafshë”. /Lajmi.net/