Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt

Seanca në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohen ankesat ndaj dënimeve për vrasjen e Liridona Ademajt, është mbyllur për publikun. Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim. Seanca nisi pak më parë, por u mbyll për publikun duke mos…

Lajme

29/10/2026 11:32

Seanca në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohen ankesat ndaj dënimeve për vrasjen e Liridona Ademajt, është mbyllur për publikun.

Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.

Seanca nisi pak më parë, por u mbyll për publikun duke mos lejuar mediat ta përcjellin tutje./Lajmi.net/