I kërkuari për tentim-vrasje në Vushtrri dorëzohet në Polici, konfiskohet pistoleta që dyshohet se u përdor në rast

Është vetëdorëzuar në Polici i dyshuari për rastin e tentim-vrasjes që kishte ndodhur në rrugën “Xhavit Mulaku” në Vushtrri. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është vetëdorëzuar më 28 tetor 2026, lidhur me rastin që figuron me datën 30 shtator 2026, në orën 00:45. Gjatë këtij veprimi, nga i dyshuari është konfiskuar një…

Lajme

29/10/2026 10:01

Është vetëdorëzuar në Polici i dyshuari për rastin e tentim-vrasjes që kishte ndodhur në rrugën “Xhavit Mulaku” në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është vetëdorëzuar më 28 tetor 2026, lidhur me rastin që figuron me datën 30 shtator 2026, në orën 00:45.

Gjatë këtij veprimi, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një fishek, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/