Pas mosmarrëveshjes, burri dyshohet se sulmoi bashkëshorten, përfundon në mbajtje

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje në Shtime. Rasti është raportuar dje, rreth orës 01:15, shkruan lajmi.net. Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit të dyshuar. Edhe bashkëshorti i saj, i dyshuari për rastin, ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të…

Lajme

29/10/2026 09:48

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje në Shtime.

Rasti është raportuar dje, rreth orës 01:15, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit të dyshuar. Edhe bashkëshorti i saj, i dyshuari për rastin, ka marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor. /Lajmi.net/