Liverpool – Chelsea, derbi i mbrëmjes në Kupën Angleze EFL
Tetë skuadra zbresin sonte në fushë për ndeshjet e radhës të EFL Cup, por vëmendja kryesore është te dueli mes Liverpoolit dhe Chelseat në “Anfield”. Kupa e Ligës angleze vazhdon të mërkurën me pesë përballje, ku skuadrat synojnë një vend në çerekfinale. Përballja mes Liverpoolit dhe Chelseat, që nis në orën 21:00, pritet të jetë…
Sport
Tetë skuadra zbresin sonte në fushë për ndeshjet e radhës të EFL Cup, por vëmendja kryesore është te dueli mes Liverpoolit dhe Chelseat në “Anfield”.
Kupa e Ligës angleze vazhdon të mërkurën me pesë përballje, ku skuadrat synojnë një vend në çerekfinale.
Përballja mes Liverpoolit dhe Chelseat, që nis në orën 21:00, pritet të jetë më interesantja e mbrëmjes, duke bashkuar dy rivalë të mëdhenj të futbollit anglez.
Liverpooli e pret Chelsean pas fitores 2:0 ndaj Brightonit në Premier League, ndërsa në raundin paraprak të kupës kishte eliminuar Tottenhamin me rezultat 3:1. Chelsea, në anën tjetër, kaloi në këtë fazë pas një fitoreje spektakolare 6:3 ndaj Leeds United, megjithëse në ndeshjen e fundit kampionale pësoi humbje nga Tottenhami.
Kjo përballje ka edhe një histori të afërt në këtë garë. Liverpooli dhe Chelsea u takuan në finalen e EFL Cup më 2024, kur skuadra nga “Anfield” triumfoi 1:0 pas vazhdimeve, falë golit të Virgil van Dijk.
Të dy trajnerët pritet të bëjnë ndryshime në formacionet e tyre, duke u dhënë hapësirë futbollistëve që kanë pasur më pak minuta gjatë sezonit.
Te Liverpooli, disa mungesa dhe dyshime për gjendjen fizike të lojtarëve ndikojnë në përzgjedhje, ndërsa Rio Ngumoha dhe Lewis Koumas janë ndër emrat që mund të përfitojnë nga rotacionet.
Te Chelsea, Cole Palmer mungon për shkak të suspendimit, ndërsa Estevao pritet të ketë rol të rëndësishëm në sulm.
Megjithatë, pavarësisht rotacioneve të mundshme, rëndësia e ndeshjes mbetet e madhe: humbësi eliminohet, ndërsa fituesi siguron kalimin në çerekfinale.
Shorti për këtë fazë pritet të hidhet pas përfundimit të takimit në “Anfield”.
Mbrëmja nis në orën 20:30 me ndeshjen Manchester City – Brighton.
Në orën 20:45 zhvillohen Bournemouth – Aston Villa, Fulham – Crystal Palace dhe Sunderland – Brentford, para se Liverpooli dhe Chelsea ta mbyllin programin e së mërkurës.
Formacionet e mundshme:
Liverpool: 25 Mamardashvili – 6 Kerkez – 5 Jacquet – 2 Gomez – 33 Araujo – 42 Nyoni – 10 Mac Allister – 7 Wirtz – 29 Barcola – 67 Koumas – 73 Ngumoha
Chelsea: 39 Penders – 27 Gusto – 5 Lacroix – 3 Fofana – 2 Palestra – 14 Henderson – 45 Lavia – 41 Estevao – 4 Barco – 18 Welbeck – 7 Neto.