​FFK-ja merr vendim për ndeshjen Vushtrria – Ballkani

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 në favor të Ballkanit ndeshjen ndaj Vushtrrisë, e cila nuk u zhvillua më 24 tetor. Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit të Garave dhe Ligave, të mbajtur më 27 tetor, në kuadër të regjistrimit të ndeshjeve të…

Sport

28/10/2026 15:05

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 në favor të Ballkanit ndeshjen ndaj Vushtrrisë, e cila nuk u zhvillua më 24 tetor.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit të Garave dhe Ligave, të mbajtur më 27 tetor, në kuadër të regjistrimit të ndeshjeve të javës së 11-të të Superligës së Kosovës.

Në vendimin e publikuar më 28 tetor, FFK-ja ka bërë të ditur se ndeshja ndërmjet KF Vushtrrisë dhe KF Ballkanit, e paraparë të zhvillohej në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 për skuadrën nga Suhareka, për shkak të mosparaqitjes së Vushtrrisë për zhvillimin e takimit.

Komisioni ka vlerësuar se, bazuar në dokumentacionin zyrtar dhe dispozitat përkatëse të Rregullores së Garave, ekzistojnë kushtet për regjistrimin e ndeshjes me këtë rezultat.