Pllaka e betonit shembet në një vendpunishte në Prizren, lëndohen lehtë pesë punëtorë – Njëri prej tyre po vazhdon trajtimin në spital

Një incident ka ndodhur në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren. Një pllakë betoni është shembur dhe për pasojë të paktën pesë punëtorë kanë pësuar lëndime të lehta. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se pothuajse të gjithë të lënduar janë liruar nga spitali…

Lajme

28/10/2026 13:11

Një incident ka ndodhur në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren.

Një pllakë betoni është shembur dhe për pasojë të paktën pesë punëtorë kanë pësuar lëndime të lehta.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se pothuajse të gjithë të lënduar janë liruar nga spitali dhe se vetëm njëri po trajtohet ende në spital.

“Më 28.10.2026, rreth orës 12:30, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren se aty ndodheshin disa persona të lënduar në vendin e punës. Njësitet policore kanë dalë në spital, ku kanë marrë informacion se në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren ishte shembur një pllakë betoni, si pasojë e së cilës të paktën pesë punëtorë kishin pësuar lëndime të lehta. Sipas informacioneve fillestare, pas trajtimit mjekësor, të gjithë të lënduarit, me përjashtim të njërit, janë liruar nga spitali. Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/