PAMJET e momentit kur Policia e Kosovës arrestoi mbrëmë Albert Sylaj, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Janë publikuar në media pamjet nga momenti kur pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës e arrestojnë personin e dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. I dyshuari, i cili ishte kunati i viktimës, kishte qëndruar për një periudhë në arrati, para se të kapej nga forcat e Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net Pamjet e…
Lajme
Janë publikuar në media pamjet nga momenti kur pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës e arrestojnë personin e dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.
I dyshuari, i cili ishte kunati i viktimës, kishte qëndruar për një periudhë në arrati, para se të kapej nga forcat e Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net
Pamjet e publikuara tregojnë momentin e ndërhyrjes së pjesëtarëve të njësisë speciale për kapjen e tij.
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka nxitur vëmendje të madhe publike./Lajmi.net/