Deputetja e VV-së tenton ta shfajësojë policinë në rastin e Arlinda Zekaj dhe kapet vetëm tek Prokuroria
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Shala, ka reaguar përmes një postimi, ku ka shprehur mbështetje për profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë në kryerjen e detyrave zyrtare. Duke iu referuar arrestimit, Shala ka theksuar se nuk ka dyshuar asnjëherë në aftësitë e policëve, pavarësisht nëse ata kanë uniforma të reja apo të vjetra, raporton lajmi.net “Nuk…
Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Shala, ka reaguar përmes një postimi, ku ka shprehur mbështetje për profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Duke iu referuar arrestimit, Shala ka theksuar se nuk ka dyshuar asnjëherë në aftësitë e policëve, pavarësisht nëse ata kanë uniforma të reja apo të vjetra, raporton lajmi.net
“Nuk kam dyshuar kurrë në profesionalizmin dhe aftësitë e juaja. Nuk pyesni ju a i keni uniformat e reja apo të vjetra. Përherë në kryerje të detyrës”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, deputetja ka drejtuar vëmendjen te kryeprokurorja dhe prokurorja e rastit, duke përmendur edhe një deklaratë që ajo e cilëson si “testament” të Ar-lindës.
“Por… Mendjen e kam te kryeprokurorja dhe prokurorja e rastit. Nuk e harrojmë ‘testamentin’ që e la Ar-linda”, ka shkruar Shala./Lajmi.net/