Rasti i policit Lika, dëshmitari Raka thotë se nuk kishte dijeni për persona me kapela në banesën në Kaçanik

Në seancën gjyqësore për rastin e policit të ndjerë Muhamet Lika, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka parashtruar pyetje për dëshmitarin Armend Raka. Ajo e ka pyetur Rakën nëse kishte vërejtur persona me kapela që jetonin në banesën në fund të çarshisë së Kaçanikut, ku kishte jetuar polici Muhamet Lika. Dëshmitari Armend Raka ka deklaruar se nuk…

Lajme

28/10/2026 14:22

Në seancën gjyqësore për rastin e policit të ndjerë Muhamet Lika, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka parashtruar pyetje për dëshmitarin Armend Raka.

Ajo e ka pyetur Rakën nëse kishte vërejtur persona me kapela që jetonin në banesën në fund të çarshisë së Kaçanikut, ku kishte jetuar polici Muhamet Lika.

Dëshmitari Armend Raka ka deklaruar se nuk kishte dijeni për persona të tillë.

Seanca po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve në kuadër të procesit gjyqësor për këtë rast.