Barcelona dënohet me vetëm 602 euro për çështjen Julian Alvarez-IT

Barcelona është dënuar me një gjobë simbolike prej 602 eurosh nga Federata Spanjolle e Futbollit, pas ankesës së Atletico Madridit lidhur me kontaktet e pretenduara të klubit katalanas me sulmuesin argjentinas, Julian Alvarez. Hetimi ishte hapur në fund të korrikut, pas ankesës së Atletico Madridit, i cili pretendonte se Barcelona kishte kontaktuar drejtpërdrejt lojtarin pa…

Sport

28/10/2026 09:07

Barcelona është dënuar me një gjobë simbolike prej 602 eurosh nga Federata Spanjolle e Futbollit, pas ankesës së Atletico Madridit lidhur me kontaktet e pretenduara të klubit katalanas me sulmuesin argjentinas, Julian Alvarez.

Hetimi ishte hapur në fund të korrikut, pas ankesës së Atletico Madridit, i cili pretendonte se Barcelona kishte kontaktuar drejtpërdrejt lojtarin pa autorizimin e klubit që zotëron kartonin e tij.

Sipas rregullave të futbollit spanjoll, klubet që synojnë të negociojnë me një futbollist nën kontratë me një skuadër tjetër duhet ta njoftojnë paraprakisht me shkrim klubin përkatës.

Atletico Madrid iu drejtua edhe FIFA-s për këtë çështje, por institucioni më i lartë i futbollit botëror deklaroi se nuk kishte kompetencë për ta trajtuar rastin, duke ia lënë atë organeve disiplinore në Spanjë.

Në përfundim të hetimit, Komisioni i Disiplinës në RFEF konstatoi shkelje të nenit 133 të rregullores, që lidhet me mosrespektimin e detyrimeve dhe dispozitave përkatëse.

Për këtë shkelje, Barcelona u gjobit me 602 euro, shumën maksimale të paraparë për këtë kategori të kundërvajtjes.

Kështu, një çështje që shkaktoi tensione mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll përfundoi me një sanksion minimal financiar, pavarësisht pretendimeve të Atletico Madridit për parregullsi në rastin e Julian Alvarez.