Një polic ofendohet dhe kanoset nga një femër në Prizren
Një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar ka ndodhur dje në Prizren. Një polic ka raportuar se derisa ka qenë në zyrën e tij, dy femra kanë shkuar për ta raportuar një dokument të humbur, dhe njëra nga to e ka kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. “Prizren 21.10.2026…
Lajme
Një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar ka ndodhur dje në Prizren.
Një polic ka raportuar se derisa ka qenë në zyrën e tij, dy femra kanë shkuar për ta raportuar një dokument të humbur, dhe njëra nga to e ka kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Prizren 21.10.2026 – 15:30. Më 27.10.2026 është hapur rasti lidhur me kanosjen, ku viktima mashkull kosovar (polic), ka raportuar se derisa ka qenë në zyrën e tij, ka shkuar e dyshuara femër kosovare shoqëruar me një femër tjetër, për të raportuar një dokument të humbur dhe për në çast e dyshuara e ka kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/