Anna Zhubi, shoqja e Arlinda Zekajt, reagon pas vr*sjes së saj: Kosova nuk të dha as mbrojtjen më të thjeshtë

Anna Zhubi, shoqja e Arlinda Zekajt, ka reaguar pas vr*sjes së saj, duke ngritur pikëpyetje për veprimet e ish-bashkëshortit të Arlindës dhe duke kritikuar institucionet për mungesën e mbrojtjes, pavarësisht ankesave të saj. Në reagimin e publikuar, Zhubi ka shprehur habinë se përse ish-bashkëshorti i Arlindës, sipas saj, ishte në dijeni për problemet që kishte…

Lajme

26/10/2026 21:07

Anna Zhubi, shoqja e Arlinda Zekajt, ka reaguar pas vr*sjes së saj, duke ngritur pikëpyetje për veprimet e ish-bashkëshortit të Arlindës dhe duke kritikuar institucionet për mungesën e mbrojtjes, pavarësisht ankesave të saj.

Në reagimin e publikuar, Zhubi ka shprehur habinë se përse ish-bashkëshorti i Arlindës, sipas saj, ishte në dijeni për problemet që kishte me familjen e tij, por megjithatë kishte ftuar anëtarë të saj në shtëpi.

“Ajo që më habit më së shumti është që ish-burri yt e kishte parasysh sa të krisur e kishte familjen! Sa e sa herë e kishte vizituar Kosovën, i kishte kaluar para dyerve të shtëpisë së nënës dhe vëllezërve dhe nuk ndalonte t’i vizitonte – ndërsa përfundimisht, vetëm për të të lënduar ty, ai kishte ftuar ata anëtarë mu në shtëpi për të ta bërë jetën ferr dhe për të shkatërruar jetën e një fëmije!”, ka shkruar ajo.

Zhubi ka shprehur dhimbjen edhe për djalin e Arlindës, Anikun, i cili ka mbetur pa nënën e tij.

“Ne që të njohëm, të gjithë e dimë se ti do të bëhesh banore e parajsës, por asnjëherë nuk do të pushosh e qetë duke e ditur se Aniku mbeti pa atë që e dashuronte me gjithë zemër!”, thuhet në reagim.

Ajo ka kritikuar edhe institucionet e Kosovës, duke theksuar se Arlinda nuk mori mbrojtjen që meritonte, pavarësisht ankesave të saj.

“Kosova, që ti e deshe aq shumë, përveç dheut të saj, nuk të dha as mbrojtjen më të thjeshtë apo të drejtën që e meritove si nënë dhe si grua, përkundër të gjitha ankesave tua!”, ka përfunduar Zhubi. /Lajmi.net/