Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore. Rezoluta trajton rastin e fundit të vrasjes së një gruaje në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, si dhe dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve. Po ashtu, dokumenti adreson përgjegjësinë e institucioneve në…
Lajme
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore.
Rezoluta trajton rastin e fundit të vrasjes së një gruaje në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, si dhe dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve.
Po ashtu, dokumenti adreson përgjegjësinë e institucioneve në parandalimin e këtyre dukurive dhe në sigurimin e mbrojtjes për viktimat e dhunës.
Rezoluta u miratua në Kuvend me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /Lajmi.net/