VV nis të mbledh nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë nga kunati i saj. Ajo ka thënë se kjo vrasje që tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale. “Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!,…

Lajme

26/10/2026 10:15

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë nga kunati i saj.

Ajo ka thënë se kjo vrasje që tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

“Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi nisur menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, që të mbahet sot. Si hap të parë, do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë në këtë rast dhe për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet e institucioneve”, ka njoftuar Nagavci.

Ajo ka thënë se asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje.

‘Përgjegjësia matet me aftësinë për ta parandaluar dhunën dhe për të reaguar me kohë. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, thuhet në postimin e Nagavcit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: