Presidentja takohet me myftiun Naim Tërnava, diskutohet për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe ruajtjen e traditës së tolerancës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe ruajtjen e traditës së tolerancës, mirëkuptimit dhe…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe ruajtjen e traditës së tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në shoqërinë kosovare.
“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e harmonisë ndërfetare dhe në forcimin e vlerave të solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve. Ajo theksoi se bashkëjetesa ndërfetare dhe respektimi i diversitetit janë vlera të rëndësishme të shoqërisë së Kosovës dhe pjesë e identitetit të saj qytetar, të cilat duhet të ruhen e të kultivohen edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: