Shpallet në kërkim Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekaj

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin për vrasjen e gruas, Arlinda Zekaj në Vitromiricë. Albert (Sylejman) Sylaj po kërkohet për veprën: Vrasje e Rëndë. Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të gjendet sa më shpejtë. Njoftimi i plotë: Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në…

Lajme

26/10/2026 11:58

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin për vrasjen e gruas, Arlinda Zekaj në Vitromiricë.

Albert (Sylejman) Sylaj po kërkohet për veprën: Vrasje e Rëndë.

Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të gjendet sa më shpejtë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • ALBERT (Sylejman) SYLAJ i lindur me 12.12.1984 nё Deçan.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:

VRASJE E RËNDË

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”,thuhet në njoftim.

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë./Lajmi.net/