Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin e zgjedhjeve: Bashkimi politik shqiptarë po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar “Koalicionin Shqiptar” që në zgjedhjet në Serb i, saktësisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë marrë 27 mijë e 230 vota. Ai ka thënë se ata me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat komëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36 mijë e 761 votave për përllogaritjen e…

Lajme

25/10/2026 23:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar “Koalicionin Shqiptar” që në zgjedhjet në Serb i, saktësisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë marrë 27 mijë e 230 vota.

Ai ka thënë se ata me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat komëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36 mijë e 761 votave për përllogaritjen e mandateve.

“Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur! Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar. Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%. Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: