Vuçiq pranon humbjen, thotë se fitoi Lista Studentore

Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Në bazë të mostrës, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth…

Lajme

25/10/2026 21:43

Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranoi humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Në bazë të mostrës, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, tha Vuçiq.

“Ne kemi rreth 1.720.000 vota, ndërsa ata rreth 2.200.000”, shtoi ai.

Partia Përparimtare Serbe ishte në pushtet që nga viti 2012.