Shqiptarët e Luginës votojnë në Tërnoc, procesi po monitorohet nga OSBE-ja
Sot në Serbi po votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Shqiptarët në këto zgjedhje janë duke garuar me një listë të përbashkët. Synimi i tyre është sigurimi i tri mandateve në Kuvendin e Serbisë. Ekipi i Klan Kosovës është duke e përcjellë nga afër këtë proces, ku shqiptarët e Luginës u janë drejtuar kutive të…
Lajme
Sot në Serbi po votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Shqiptarët në këto zgjedhje janë duke garuar me një listë të përbashkët.
Synimi i tyre është sigurimi i tri mandateve në Kuvendin e Serbisë.
Ekipi i Klan Kosovës është duke e përcjellë nga afër këtë proces, ku shqiptarët e Luginës u janë drejtuar kutive të votimit.
Shqiptarët kanë hedhur votën e tyre në vendvotimin në Tërnoc, në vendlindjen e Shaip Kamberit, kandidatit që i prinë lisës së Koalicionit Shqiptar.
Ky proces, është monitoruar nga vëzhguesit e misionit të OSBE-së.