Zgjedhjet në Serbi, Rexhepi: Moment vendimtar për zërin e shqiptarëve të Luginës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke përmend nevojën për unitet politik dhe përfaqësim më të fuqishëm. Në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Rexhepi tha se, sipas tij, pasivizimi i adresave dhe mosnjohja…
Lajme
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke përmend nevojën për unitet politik dhe përfaqësim më të fuqishëm.
Në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Rexhepi tha se, sipas tij, pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave janë ndër çështjet që vazhdojnë të prekin shqiptarët e Luginës.
Ai theksoi se përmes përfaqësimit politik, shqiptarët duhet ta ngrenë zërin kundër këtyre problemeve dhe të kërkojnë trajtim të barabartë.
“Është momenti që shqiptarët të kenë një zë të fuqishëm dhe të flasim me një zë të gjithë për padrejtësitë që po ndodhin në Luginën e Preshevës”, u shpreh Rexhepi.
Ai po ashtu bëri thirrje që bashkimi i dëshmuar mes përfaqësuesve shqiptarë në institucionet e Kosovës të reflektohet edhe në procesin zgjedhor në Serbi.
“Ne duhet të jemi kompakt. U bashkuam në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe duhet që këtë zë dhe këtë bashkim ta paraqesim edhe para Vuçiqit, apo para padrejtësive që po ndodhin në Luginën e Preshevës”, tha Rexhepi.