Shaip Kamberi drejt kutive të votimit në Tërnoc, në vendlindjen e tij
Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, pritet të votojë pas pak në vendlindjen e tij, në Tërnoc, në kuadër të zgjedhjeve që po mbahen në Serbi. Kamberi është parë në disponim të mirë, ndërsa në vendvotim janë të pranishëm edhe vëzhguesit nga misioni i OSBE-së.