Ja parashikimi i motit për sot
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore, ku temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri 18 gradë celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri…
Lajme
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore, ku temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri 18 gradë celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri 3 metra për sekondë.
Temperaturat e mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme.
Gjatë ditës, temperaturat relativisht të këndshme dhe era e lehtë do të krijojnë kushte të mira për aktivitete në ambient të hapur, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.