Vushtrria nuk del në fushë për ndeshjen ndaj Ballkanit, humb ndeshjen me rezultat zyrtar
FC Vushtrria nuk është paraqitur në fushë për ndeshjen ndaj Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës, pas problemeve financiare që kanë përfshirë klubin. Lojtarët e skuadrës nga Vushtrria kanë bojkotuar takimin, duke bërë që ndeshja të mos zhvillohet sipas planit. Si pasojë, Ballkani pritet ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0, nëse kjo konfirmohet…
Sport
FC Vushtrria nuk është paraqitur në fushë për ndeshjen ndaj Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës, pas problemeve financiare që kanë përfshirë klubin.
Lojtarët e skuadrës nga Vushtrria kanë bojkotuar takimin, duke bërë që ndeshja të mos zhvillohet sipas planit.
Si pasojë, Ballkani pritet ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0, nëse kjo konfirmohet nga organet kompetente të garës.
Kjo situatë vjen në një moment të vështirë për FC Vushtrrinë, pasi vonesat në paga kanë shkaktuar pakënaqësi te futbollistët.
Madje, klubi ka reaguar më herët për këtë çështje, duke pranuar vonesën 20-ditore të pagave, por duke kritikuar vendimin e lojtarëve për të bojkotuar ndeshjen.
Ngjarja pritet të sjellë pasoja për klubin, ndërsa mbetet të shihet vendimi përfundimtar i organeve të futbollit të Kosovës.